1Pjesëmarrja në mbledhjen plenare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është e detyrueshme. Kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e mbledhjeve plenare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është kur në to marrin pjesë jo më pak se 7 anëtarë.
2Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm. Votimi është i hapur.
3Anëtari i Këshillit, i pranishëm në mbledhje, nuk mund të heqë dorë nga votimi, me përjashtim të rasteve kur ekzistojnë pengesa ligjore të tilla si konflikti i interesit ose pengesa të tjera në zbatim të këtij ligji, të ligjit për konfliktin e interesave ose të Kodit të Procedurave Administrative.
4Administrata mban shënim e regjistron votat e anëtarëve të Këshillit.
5Kryetari është anëtari i fundit, i cili voton në lidhje me një çështje.
6Kur votat ndahen në mënyrë të barabartë, vota e kryetarit është përcaktuese.
7Çdo anëtar i Këshillit mban përgjegjësi për votën dhe ka të drejtë të bëjë një deklarim të shkurtër me gojë ose me shkrim për arsyet e votimit.