1Rregullimet e neneve 164 deri 167, të këtij ligji, për thirrjen e mbledhjes, rendin e ditës, kuorumin, vendimmarrjen dhe dokumentimin e mbledhjes plenare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë zbatohen, për aq sa është e mundur dhe me ndryshimet përkatëse, edhe për mbledhjet e komisioneve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
2Këshilli i Lartë të Prokurorisë miraton rregulla të detajuara për organizimin dhe funksionimin e komisioneve.