1Ministri i Drejtësisë koordinon zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore dhe të strategjisë sektoriale të sektorit të drejtësisë. Ministri i Drejtësisë është gjithashtu përgjegjës për përgatitjen e projektakteve ligjore në fushën e drejtësisë penale pasi ka marrë mendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
2Ministri i Drejtësisë mund të paraqesë ankesë tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë për shkelje disiplinore të pretenduara të prokurorëve, si dhe mund të kërkojë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë kryerjen e inspektimeve institucionale e tematike në Prokurorinë e Përgjithshme ose në zyrat e prokurorisë.
3Ministri i Drejtësisë ose përfaqësues të tij mund të marrin pjesë si vëzhgues në Mbledhjen e Përgjithshme të prokurorëve, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, të Asamblesë së Personelit Akademik dhe të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, mbledhjes së posaçme të drejtuesve të institucioneve për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
4Këshilli i Lartë i Prokurorisë bashkëpunon me Ministrin e Drejtësisë për të siguruar përputhjen e planeve strategjike dhe buxhetore të sistemit të prokurorisë, të miratuara nga Këshilli me politikat shtetërore dhe strategjinë sektoriale të sektorit të drejtësisë.
5Ministri i Drejtësisë, ose përfaqësues të tij, ka të drejtë të marrë pjesë, pa të drejtë vote, në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të komisioneve të përhershme të Këshillit. Në këto raste ai ka të drejtë:
atë njoftohet të paktën shtatë ditë përpara ditës së mbledhjes;
btë marrë çdo informacion që i vihet në dispozicion anëtarëve të Këshillit mbi këto çështje.
6Ministri i Drejtësisë mund të ushtrojë të drejtat e mësipërme personalisht ose përmes një përfaqësuesi të autorizuar prej tij me shkrim.
7Në ushtrimin e funksioneve të tij, Ministri i Drejtësisë ka akses të plotë në të dhënat statistikore që rezultojnë nga sistemi i menaxhimit të çështjeve të trajtuara nga zyrat e prokurorisë.