Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk mund të marrë pjesë në shqyrtimin e procedimit disiplinor kundër një prokurori, si në komisionin disiplinor, ashtu dhe në mbledhjen plenare, kur ai ka dhënë këshilla ose ka shfaqur mendim për çështjen që është objekt i procedimit disiplinor, për shkak të cilësisë si gjyqtar, prokuror, inspektor, dëshmitar, përfaqësues i palëve, ekspert ose në çdo cilësi tjetër.