1Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk mund të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve ose në mbledhjen plenare të Këshillit për shqyrtimin e procedimit disiplinor kundër një prokurori, për marrjen e vendimit për ngritjen në detyrë, transferimin dhe komandimin e një prokurori dhe as të jetë relator për vlerësimin etik dhe profesional të një prokurori, si dhe në çdo procedim tjetër administrativ që lidhet me statusin e një prokurori ose të funksionarëve të tjerë të sistemit, statusi i të cilëve administrohet nga Këshilli, në qoftë se midis tyre ekzistojnë marrëdhëniet e mëposhtme:
amarrëdhënie martesore ose bashkëjetese;
bmarrëdhënie gjinie të afërt, përfshirë persona të paralindur, të paslindur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave; ose
cmarrëdhënie krushqie të afërt, përfshirë vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunatë, thjeshtër dhe njerk.