1Prokurori ose nëpunësi civil i proceduar ose përfaqësuesi i tij ligjor, ose Inspektori i Lartë i Drejtësisë mund të kërkojnë përjashtimin e anëtarit të Këshillit nga pjesëmarrja në shqyrtimin e procedurës administrative vetëm në fazën paraprake të procesit, kur ekziston një nga shkaqet e parashikuara në nenin 174, të këtij ligji, dhe anëtari nuk heq dorë vetë nga shqyrtimi i çështjes.
2Vendimi për përjashtimin e anëtarit merret nga Kryetari i Këshillit. Kur kërkohet përjashtimi i Kryetarit të Këshillit, vendimi merret nga zëvendëskryetari.