1Pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë funksionon administrata, e cila ndihmon në realizimin e misionit dhe të funksioneve të Këshillit.
2Administrata e Këshillit drejtohet nga Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe raporton rregullisht tek ai.
3Anëtarët e personelit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë statusin e nëpunësit civil, sipas përcaktimeve të ligjit “Për nëpunësin civil”, ose janë prokurorë të komanduar pranë Këshillit, sipas parashikimeve të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
4Ligji “Për nëpunësin civil” zbatohet mbi personelin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj.
5Nëpunësit civilë mund të ftohen të marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit ose të komisioneve, si dhe të kërkojnë fjalën pa të drejtë vote.
6Këshilli i Lartë i Prokurorisë punëson punonjës administrativë në bazë të rregullave të parashikuara në Kodin e Punës.