PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 178: Organizimi i administratës

1Administrata e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ndahet, së paku, në njësitë e mëposhtme:

anjësi mbështetëse për çështje të përgjithshme juridike;

bnjësi mbështetëse pranë secilit komision të përhershëm të Këshillit;

cnjësi mbështetëse për administrimin e buxhetit të Këshillit;

çzyra e Këshilltarit të Etikës;

dnjësi mbështetëse për marrëdhëniet me publikun dhe botimet;

dhnjësi mbështetëse për teknologjinë e informacionit;

enjësi mbështetëse për trajnimin e prokurorëve dhe të nëpunësve civilë të sistemit të prokurorisë.

2Në lidhje me administratën, Këshilli vendos për sa më poshtë:

astrukturën e administratës dhe të secilës njësi;

bkrijimin e njësive të tjera organizative brenda administratës;

cpërcaktimin e detyrave dhe përgjegjësive të të gjitha njësive organizative të administratës dhe të pozicioneve individuale;

çrregullat procedurale, sipas të cilave vepron administrata, në mënyrë të atillë që të sigurojë mbështetje efikase dhe efektive për Këshillin dhe komisionet e tij.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment