1Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është funksionari më i lartë administrativ i Këshillit.
2Sekretari i Përgjithshëm rekrutohet sipas procedurave të parashikuara në ligjin “Për nëpunësin civil”.
3Drejtuesi i njësisë për çështje të përgjithshme juridike zëvendëson Sekretarin e Përgjithshëm në rastet e mungesës ose pamundësisë së përkohshme të këtij të fundit.
4Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit ose zëvendësuesi i tij kanë të drejtë të njihen me çdo dokument që shqyrtohet nga mbledhjet e komisioneve ose nga mbledhja e Këshillit, të marrin pjesë, pa të drejtë vote, në mbledhjet e komisioneve ose në mbledhjen e Këshillit, si dhe të propozojnë futjen e çështjeve që lidhen me aspekte administrative dhe të personelit në agjendat e tyre.