1Këshilli i Lartë i Prokurorisë bashkëpunon me Shkollën e Magjistraturës në lidhje me trajnimin vazhdues të prokurorëve dhe kryen detyrat e mëposhtme:
amban lidhje me Shkollën e Magjistraturës në lidhje me trajnimin vazhdues të prokurorëve;
bkëshillon Shkollën e Magjistraturës rreth programit të trajnimit vazhdues për prokurorët;
cvendos mbi kërkesat e prokurorëve për trajnimin vazhdues në Shkollën e Magjistraturës;
çmonitoron dhe raporton publikisht në lidhje me efektivitetin e trajnimeve;
dkryen çdo detyrë tjetër që i jepet me ligj në fushën e trajnimit të prokurorëve.