PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 187: Opinione mbi legjislacionin

1Këshilli i Lartë i Prokurorisë është përgjegjës për të shprehur mendime dhe për të bërë propozime lidhur me ndryshimet në legjislacionin që mund të ndikojë në punën e prokurorisë dhe çdo çështje tjetër që është nën përgjegjësinë e Këshillit.

2Në veçanti, Këshilli ushtron detyrat e mëposhtme:

ashqyrton funksionimin e rregullave të procedurës gjyqësore penale;

bbën rekomandime për ndryshimin e rregullave të procedurës gjyqësore penale;

cjep përgjigje për kërkesat e ardhura nga ministrat për të dhënë mendim mbi një projektligj ose ndonjë çështje tjetër që mund të ndikojë mbi sistemin e prokurorisë dhe të drejtësisë në përgjithësi;

çmund të japë mendim mbi një projektligj ose ndonjë çështje tjetër që mund të ndikojë mbi sistemin e prokurorisë dhe atë të drejtësisë në përgjithësi, duke ia drejtuar një ministri ose ndonjë organi tjetër.

3Këshilli i propozon Ministrit të Drejtësisë ushtrimin e nismës për ndryshime ligjore në lidhje me çdo çështje që është nën përgjegjësinë e tij.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment