1Përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, ndaj aktit administrativ individual të Këshillit mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit. Aktet administrative individuale që vendosin masa disiplinore mbi prokurorët ankimohen në Gjykatën Kushtetuese.
2Aktet administrative me efekt të përgjithshëm detyrues i nënshtrohen kontrollit të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me pajtueshmërinë e tyre me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare, dhe kontrollit të Gjykatës Administrative të Apelit, në lidhje me pajtueshmërinë e tyre me ligjin.