PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 191: Procedura e rishikimit

1Në rastet kur një akt administrativ individual është nxjerrë nga komisioni, subjektet e interesuara kanë të drejtë të kërkojnë anulimin, ndryshimin ose plotësimin nga mbledhja plenare e Këshillit.

2Kërkesa për rishikim bëhet me shkrim. Ajo dorëzohet jo më vonë se 10 ditë nga dita e njoftimit të palës së interesuar, në përputhje me kërkesat e këtj neni.

3Kërkesa mund të bazohet në arsyet e mëposhtme:

avendimi është bazuar në gabime materiale dhe të faktit;

bka ndodhur një gabim i rëndë procedural.

4Kërkuesi nuk mund të paraqesë pretendime ose fakte të reja gjatë shqyrtimit të çështjes nga mbledhja plenare e Këshillit, me përjashtim të rasteve kur subjekti i interesuar provon se nuk ishte dhe nuk mund të ishte në dijeni të këtyre fakteve më parë.

5Mbledhja plenare e Këshillit shqyrton dhe vendos mbi të gjitha kërkesat brenda 30 ditëve nga dita e paraqitjes.

6Kërkesa nuk pranohet nëse ajo nuk është paraqitur brenda afatit dhe në formën e kërkuar sipas këtij ligji. Kërkuesit njoftohen për mospranimin dhe shkaqet e mospranimit të kërkesës së tyre për rishikim.

7Këshilli i zhvillon mbledhjet me dyer të mbyllura. Përjashtimisht Këshilli mund të zhvillojë dëgjesa me subjektet e procedimit kur kjo është e nevojshme, si rezultat i fakteve të reja, sipas pikës 4 të këtij neni.

8Në bazë të konkluzionit të shqyrtimit të kërkesës për rishikim Këshilli duhet të përcaktojë nëse kërkesa për rishikim duhet të pranohet ose të rrëzohet. Në rast pranimi, Këshilli miraton një vendim administrativ të ndryshuar. Ndryshimet mund të bëhen vetëm për aq sa kërkohen nga subjekti i interesuar.

9Këshilli mund të anulojë një akt administrativ individual edhe me nismën e tij kur vërtetohen kushtet e parashikuara në pikën 3 të këtij neni.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment