1Inspektori i Lartë i Drejtësisë është autoriteti shtetëror përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe për inspektimin institucional të gjykatave dhe të zyrave të prokurorisë;
2Për verifikimin e ankesave ose hetimin e shkeljeve disiplinore ndaj subjekteve, të parashikuara në pikën 1, të këtij neni, Inspektori vihet në lëvizje bazuar në:
aankimin me shkrim çdo të personi fizik, juridik ose organi publik të interesuar;
bankimin me shkrim të Ministrit të Drejtësisë;
cankimin me shkrim të Prokurorit të Përgjithshëm;
çankimin me shkrim të secilit anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor ose të Këshillit të Lartë të Prokurorisë;
dankimin me shkrim nga kryetari i gjykatës ku punon gjyqtari që dyshohet se ka kryer shkelje disiplinore;
dhankimin me shkrim nga drejtuesi i zyrës së prokurorisë ku punon prokurori që dyshohet se ka kryer shkelje disiplinore.
3Inspektori i Lartë i heton shkeljet e dyshuara edhe kryesisht, bazuar në të dhëna publike ose të siguruara në kuadrin e inspektimeve institucionale e tematike, sipas kushteve dhe procedurave të parashikuara në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
4Inspektori i Lartë i Drejtësisë kryen inspektime institucionale e tematike mbi çdo aspekt të punës së gjykatave, administratës gjyqësore, zyrave të prokurorive dhe administratës së prokurorisë, bazuar në kërkesën e motivuar me shkrim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të Ministrit të Drejtësisë, të Prokurorit të Përgjithshëm dhe në planin vjetor të inspektimeve.