1Inspektorët magjistratë komandohen në këtë detyrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ose Këshilli i Lartë i Prokurorisë për një periudhe 5-vjeçare me të drejtë riemërimi vetëm një herë. Të drejtën e riemërimit e gëzojnë vetëm ata inspektorë, të cilët janë vlerësuar të paktën “shumë mirë” gjatë kohës së shërbimit si inspektorë. Magjistratët e komanduar pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë mund të kthehen në çdo kohë në funksionet e tyre të mëparshme me kërkesën e tyre ose të Inspektorit të Lartë, sipas rregullave të parashikuara në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me përjashtim të rastit kur ndaj tyre merret masa disiplinore e shkarkimit nga detyra.
2Inspektorët e tjerë emërohen nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në bazë të një procedure përzgjedhëse dhe konkurruese të hapur dhe të planifikuar. Jo më vonë se 3 muaj nga krijimi i Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Inspektori i Lartë miraton rregulla më të hollësishme për procedurën e përzgjedhjes, konkurrimit dhe emërimit të inspektorëve jomagjistratë. Rregullat e miratuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë zbatohen, për aq sa është e mundur, me rregullat e ligjit “Për nëpunësin civil”.