1Rregullat e ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në lidhje me përgjegjësitë disiplinore të magjistratëve zbatohen, për aq sa është e mundur, edhe për inspektorët.
2Inspektori i Lartë heton shkeljet e dyshuara disiplinore të inspektorëve në bazë të rregullave dhe procedurave të parashikuara në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
3Vendimet disiplinore merren nga një komision i posaçëm disiplinor me 3 anëtarë. Tre anëtarët e Komisionit Disiplinor dhe 2 anëtarë zëvendësues zgjidhen me short, brenda muajit dhjetor të çdo viti kalendarik, nga radhët e inspektorëve që janë vlerësuar të paktën “shumë mirë” në 2 vlerësimet e fundit etiko-profesionale si inspektorë ose magjistratë. Anëtarët e Komisionit Disiplinor qëndrojnë në detyrë për 1 vit.
4Vendimet për vendosjen e masave disiplinore për inspektorët që shërbejnë si anëtarë të Komisionit Disiplinor merren nga Komisioni Disiplinor pa praninë e anëtarit të akuzuar.