1Inspektorët i ushtrojnë detyrat e tyre në emër të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
2Në ushtrim të detyrave të tyre, inspektorët kryejnë verifikime dhe hetime administrative rreth shkeljeve të pretenduara disiplinore të subjekteve të parashikuara në nenin 194, pika 1, të këtij ligji, mbledhin të dhëna dhe vlerësojnë çdo informacion ose akt që çmojnë se është ose mund të jetë i rëndësishëm për zbatimin e detyrës, në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative dhe ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
3Inspektorët kanë të drejtë të hyjnë në ambientet ku ushtrojnë veprimtarinë subjektet e procedimit disiplinor, të inspektojnë, të kopjojnë, shumëfishojnë dhe marrin çdo informacion ose dokument të nevojshëm për kryerjen e detyrës.
4Inspektorët mund të kërkojnë nga çdo person fizik a juridik ose institucion publik informacion, dokumente, dëshmi me gojë ose me shkrim mbi çdo çështje që lidhet me objektin e verifikimit, hetimit ose inspektimit që është duke u kryer.
5Çdo person fizik ose juridik ose institucion publik është i detyruar që:
atë bashkëpunojë me inspektorët në procedurën e verifikimit, hetimit, të inspektimit;
btë japë akses, në përputhje me pikën 2 të këtij neni;
ctë respektojë kërkesat e pikës 3 të këtij neni.
6Në përfundim të procedurës së verifikimit, hetimit të shkeljes ose inspektimit, inspektori harton projektvendimin përkatës dhe ia dorëzon atë menjëherë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
7Inspektori i Lartë shqyrton projektvendimet e inspektorëve për të verifikuar respektimin e kërkesave lidhur me formën, plotësinë e përmbajtjes, përkimin e vendimit me praktikën e punës të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të gjykatave dhe vendos:
amiratimin e projektvendimit dhe dërgimin e tij pranë organit disiplinor;
bkthimin e projektvendimit me propozimin për të bërë korrigjimet dhe plotësimet e nevojshme, sipas kërkesave të kësaj pike;
cndryshimin e projektvendimit në rast se inspektori nuk bie dakord me propozimin e Inspektorit të Lartë. Në këtë rast, projektvendimi i inspektorit i bashkëngjitet vendimit përfundimtar të Inspektorit të Lartë.
8Në programimin dhe zhvillimin e inspektimeve, inspektori vepron me nismë të tij.