1Anëtari i Gjykatës së Lartë është kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
2Kryetari i Këshillit ushtron këto funksione:
apërgatit, thërret dhe drejton mbledhjet e Këshillit;
bpërfaqëson Këshillin në marrëdhëniet me të tretët;
csiguron mbështetjen administrative, organizative dhe financiare të Gjykatës së Lartë për funksionimin e Këshillit;
çharton dhe bën publik në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë raportin vjetor mbi veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi;
dsiguron që mbledhja e Këshillit të regjistrohet në sistemin audio dhe që një përmbledhje e procesverbalit të mbledhjes së Këshillit mbahet dhe bëhet publik në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë. Përmbledhja e procesverbalit u vihet në dispozicion anëtarëve të Këshillit përpara se të bëhet publike. Në rast se ndonjëri prej anëtarëve ka dyshime për saktësinë e përmbledhjes së procesverbalit, Kryetari i Këshillit urdhëron ballafaqimin e përmbledhjes me regjistrimin audio dhe ndryshimin e saj në qoftë se dyshimi i anëtarit rezulton i justifikuar;
dhsiguron dokumentimin e mbledhjes se këshillit dhe mbajtjen e dokumentacionit, në përputhje me legjislacionin për arkivat;
enënshkruan aktet e verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes dhe ia përcjell ato organit të emërtesës;
ëushtron çdo detyrë tjetër të caktuar me ligj.