1Kandidatët mund të kërkojnë përjashtimin e anëtarit të Këshillit nga pjesëmarrja në verifikimin e kushteve ligjore, vlerësimin e kritereve profesionale dhe renditjen jo më vonë se 3 ditë nga data e mbledhjes së Këshillit, kur ekziston një nga shkaqet e parashikuara në nenet 133 dhe 134, të këtij ligji, dhe anëtari nuk heq dorë vetë nga shqyrtimi i çështjes.
2Vendimi për përjashtimin e anëtarit merret nga Kryetari i Këshillit. Kur kërkohet përjashtimi i Kryetarit të Këshillit, vendimi merret nga zëvendëskryetari.
3Anëtari i përjashtuar ose i dorëhequr zëvendësohet nga anëtari zëvendësues nga i njëjti institucion.