PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 228: Relatori

1Për verifikimin paraprak të plotësimit të kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve profesionale e morale nga kandidatët, si dhe për renditjen e tyre, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi cakton me short një relator për pozicionet vakante në çdo institucion.

2Shorti për caktimin e relatorit organizohet përmes sistemit të administrimit të çështjeve të Gjykatës së Lartë.

3Përjashtimisht, në qoftë se sistemi elektronik nuk funksionon, shorti mund të kryhet manualisht. Këshilli miraton rregulla më të detajuara për të bërë të mundur që procedura e shortit për caktimin e relatorit t’u përmbahet parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit të procesit.

4Rezultati i shortit për relatorin bëhet publik në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.

5Për zhvillimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit dhe renditjes, relatori kryen detyrat e mëposhtme:

ashqyrtimin dhe verifikimin e dokumentacionit të depozituar nga kandidatët;

bkërkon kontrollin e pasurisë së kandidatëve dhe verifikimin e rekordeve penale dhe disiplinore të tyre;

cpërgatitjen e projektaktit të verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve;

çkoordinimin me kryetarin për përgatitjen e mbledhjes së Këshillit;

dpërgatitjen e komunikatës për mediat;

dhushtron çdo detyrë tjetër të caktuar me ligj.

6Në ushtrimin e përgjegjësive të tij, relatori ndihmohet nga personeli administrativ i Gjykatës së Lartë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment