1Presidenti i Republikës i dërgon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi listën e plotë të kandidatëve që kanë shprehur interes për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, të cilat plotësohen nga Presidenti i Republikës, së bashku me dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët, menjëherë pas publikimit të listës së kandidatëve në faqen zyrtare të Presidentit.
2Kryetari i Kuvendit i dërgon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi listën e plotë të kandidatëve që kanë shprehur interes për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, të cilat plotësohen nga Kuvendi, së bashku me dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët, menjëherë pas publikimit të listës së kandidatëve në faqen zyrtare të Kuvendit.
3Kryetari i Gjykatës së Lartë i dërgon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi listën e plotë të kandidatëve që kanë shprehur interes për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, të cilat plotësohen nga Gjykata e Lartë, së bashku me dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët, menjëherë pas publikimit të listës së kandidatëve në faqen zyrtare të gjykatës.
4Kandidatët për Inspektor të Lartë të Drejtësisë i paraqesin Këshillit të Emërimeve në Drejtësi një shprehje interesi të nënshkruar dhe të shoqëruar me dokumentet e parashikuara në nenin 201, pika 2, shkronja “b”, të këtij ligji.