PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 235: Deklarimi dhe kontrolli i pasurisë së kandidatëve

1Menjëherë pas dërgimit të listave me emrat e kandidatëve ose të paraqitjes së shprehjes së interesit nga kandidatët, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i pajis kandidatët me formularët për deklarimin e pasurive dhe të interesave financiarë.

2Jo më vonë se 15 ditë nga marrja e formularëve për deklarimin e pasurive dhe të interesave financiarë, kandidatët i dorëzojnë ato të plotësuara pranë Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, i cili kryen kontrollin e saktësisë dhe të vërtetësisë së deklarimit brenda 30 ditëve nga paraqitja e tij.

3Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesave i dërgon menjëherë Këshillit rezultatet e kontrollit.

4Me përfundimin e procedurës së deklarimit dhe kontrollit të pasurisë, Këshilli shpall në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, si dhe u komunikon individualisht kandidatëve rezultatin e verifikimit, duke urdhëruar lejimin ose ndalimin e kandidimit. Urdhri për ndalimin e kandidimit është gjithnjë i arsyetuar.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment