1Ankimet kundër vendimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për ndalimin e kandidimit vetëm për shkelje të rënda procedurale bëhen në Gjykatën Administrative të Apelit jo më vonë se 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të kundërshtuar.
2Gjykata Administrative e Apelit vendos brenda 7 ditëve nga dita e dorëzimit të ankimit. Vendimi i saj është përfundimtar dhe i formës së prerë.
3Ankimi nuk pezullon zhvillimin e procedurës së vlerësimit dhe të verifikimit paraprak të kryer nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas nenit 240 të këtij ligji.