1Jo më vonë se 35 ditë nga mbërritja e listave të kandidatëve dhe dokumenteve që i shoqëron ato, Këshilli për Emërimet në Drejtësi kryen verifikimin e kushteve ligjore të parashikuara në ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe në nenin 234, pika 1, të këtij ligji.
2Për këtë qëllim Këshilli dërgon kërkesa me shkrim në adresë të subjekteve publike dhe private, sipas nevojës.
3Me përfundimin e procedurës së verifikimit, Këshilli shpall në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, si dhe u komunikon individualisht kandidatëve rezultatin e verifikimit të kushteve ligjore, duke urdhëruar lejimin ose ndalimin e kandidimit.