1Në veçanti, veprimet ose mosveprimet e mëposhtme të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përbëjnë shkelje disiplinore:
amungesa, pa arsye të përligjura, në mbledhjet e Këshillit;
bshkelja e rëndë e rregullave të solemnitetit gjatë mbledhjeve të Këshillit;
cbërja publike e mendimeve që ka dhënë ose janë dhënë nga anëtarët e tjerë gjatë procesit të diskutimit të çështjes;
çmosmarrja pjesë në diskutimin e çështjes;
dbërja e deklaratave publike dhe në media në lidhje me procedurat e verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes, nëse ky veprim ka sjellë ose mund të sjellë cenimin e paanshmërisë së anëtarit ose të të drejtave të subjektit të verifikimit, vlerësimit dhe renditjes;
dhshkelja haptazi e ligjit, me dashje ose pakujdesi të rëndë, duke mos iu referuar ligjit të zbatueshëm ose fakteve të rëndësishme për verifikimin e kushteve ligjore, kritereve profesionale e morale dhe renditjen.