PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 244: Funksionet

1Shkolla e Magjistraturës siguron formimin profesional të magjistratëve.

2Formimi profesional përfshin programin e formimit fillestar të kandidatëve për magjistratë dhe të formimit vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë.

3Shkolla e Magjistraturës pranon në programin e formimit fillestar dhe të formimit vazhdues të kandidatëve për magjistratë, në kuptim të pikës 2, të këtij neni, dhe në përputhje me ligjin “Për Avokaturën e Shtetit” kandidatë për pozicionet në Avokaturën e Shtetit.

4Shkolla e Magjistraturës pranon, në vitin e parë të trajnimit fillestar dhe në programin e trajnimit të vazhduar, në kuptimin e pikës 2, të këtij neni, dhe në përputhje me ligjin “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, kandidatët për ndihmës ligjorë.

5Rregulla më të detajuara që lidhen me parashikimet e pikave 3 dhe 4, të këtij neni, në veçanti lidhur me numrin e të trajnuarve në vit, kurset e trajnimit për këta të trajnuar dhe fondet përkatëse që do të bëhen të disponueshme nga institucionet ose donatorët e interesuar, rregullohen me marrëveshje ndërmjet Shkollës së Magjistraturës dhe institucionit të interesuar.

6Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Ministrinë e Drejtësisë, gjykatat dhe institucionet e tjera realizon trajnimin profesional fillestar dhe të vazhduar të kancelarëve, në përputhje me parashikimet e bëra në ligjin “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

7Shkolla e Magjistraturës, bazuar në detyrimin e përcaktuar me ligj, ose me kërkesë të institucioneve të interesuara, në varësi të kapaciteteve që ka, fondeve përkatëse të bëra të disponueshme nga institucionet e interesuara ose donatorët, mund të bashkëpunojë për aktivitetet e formimit profesional për nëpunësit civilë të gjyqësorit, nëpunësit civilë të prokurorisë ose të profesioneve të tjera ligjore që lidhen me sistemin e drejtësisë. Shkolla e Magjistraturës, sipas rastit, mund të lidhë marrëveshje bashkëpunimi me institucionet përgjegjëse për trajnimin e tyre.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment