1Buxheti i Shkollës së Magjistraturës i shërben kryerjes së veprimtarisë dhe funksionimit të saj. Buxheti përfshin:
apagat dhe përfitimet e personelit mësimdhënës të brendshëm dhe të jashtëm dhe të personelit administrativ, si dhe shpërblimet për ekspertët e trajnimit vazhdues, specialistët dhe përgjegjësit e stazheve;
bbursat e shkollimit të kandidatëve për magjistratë;
cshpenzime operative;
çshpenzime kapitale;
dtë ardhurat e veta nga regjistrimet, botimet etj.;
dhveprimtari të tjera, të miratuara nga Këshilli Drejtues në kuadrin e qëllimit të shkollës.