PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 254: Mbledhjet dhe vendimmarrja e Këshillit pedagogjik

1Këshilli Pedagogjik mblidhet me kërkesën e Drejtorit të Shkollës.

2Kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e mbledhjeve të Këshillit Pedagogjik është më shumë se gjysma e anëtarëve. Këshilli Pedagogjik i merr vendimet me votim të hapur dhe me shumicë votash. Kur votat janë të barabarta, përcaktuese është vota e kryetarit.

3Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, rregullat dhe procedurat e parashikuara në ligjin “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, zbatohen për organizimin e mbledhjeve dhe vendimmarrjen e Këshillit Pedagogjik të Shkollës së Magjistraturës.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment