1Këshilli Pedagogjik kryesohet nga Drejtori i Shkollës dhe ka në përbërje:
apersonelin mësimdhënës të brendshëm dhe titullarët e lëndëve kryesore, me karakter formues e profesional, të përcaktuar nga Këshilli Drejtues;
bnjë gjyqtar dhe një prokuror, që janë zgjedhur si anëtarë të Këshillit Drejtues.
2Detyrat dhe rregullat për funksionimin e Këshillit Pedagogjik janë:
amerr pjesë në përgatitjen e planit mësimor të Formimit Fillestar dhe programit tematik të Formimit Vazhdues;
bjep mendim për hartimin e listës së trajnerëve të jashtëm dhe pedagogëve të brendshëm të shkollës, duke shqyrtuar çdo propozim që drejtori i përcjell Këshillit Drejtues;
canalizon, pas një procesi transparent e gjithëpërfshirës, raportet e vlerësimit të punës së trajnerëve dhe pedagogëve nga kandidatët për magjistratë e stafi mësimdhënës dhe i përcjell Këshillit Drejtues mendimin për vijimësinë e ushtrimit të detyrës prej tyre;
çmerr pjesë, në përputhje me këtë ligj, në shqyrtimin e procesit disiplinor të inicuar ndaj personelit mësimdhënës;
dshqyrton, pas një procesi transparent e gjithëpërfshirës, propozimin e drejtorit për t’ia përcjellë Këshillit Drejtues, emrat e pedagogëve dhe trajnerëve të rinj që i shtohen stafit akademik të Shkollës së Magjistraturës;
dhshqyrton dhe miraton rekomandimet e asamblesë së kandidatëve për cikle speciale leksionesh në fusha specifike të së drejtës, etikës, sociologjisë dhe psikologjisë juridike, si dhe përpunon orientime për veprimtarinë praktike të kandidatëve gjatë stazhit paraprofesional dhe profesional;
ebën vlerësimin përfundimtar të kandidatëve të programit të Formimit Fillestar të vitit të parë dhe vitit të dytë, mbi bazën e rezultateve të arritura gjatë periudhës dyvjeçare të vitit teorik dhe stazhit paraprofesional;
ëndjek në vazhdimësi zbatimin e vendimeve të Këshillit Drejtues në veprimtarinë akademike të shkollës.