1Prokurori për Disiplinën, i caktuar në përputhje me nenin 248, pika 1, shkronja “gj”, kryen verifikimin e ankesave dhe hetimin e shkeljeve disiplinore të pretenduara të kandidatëve për magjistratë. Në rast parandalimi ose konflikti të interesave ai përfaqësohet nga Zëvendësprokurori për Disiplinën, i caktuar në përputhje me nenin 248, pika 1, shkronja “gj”, të këtij ligji.
2Kancelari i Shkollës së Magjistraturës kryen verifikimin e ankesave dhe hetimin e shkeljeve disiplinore të pretenduara të nëpunësve civilë të Shkollës së Magjistraturës. Në rast parandalimi ose konflikti të interesave ai përfaqësohet nga një prej pedagogëve të brendshëm me përvojën më të gjatë, që nuk është anëtar i Këshillit Drejtues.
3Drejtori i Shkollës së Magjistraturës kryen verifikimin e ankesave dhe hetimin e shkeljeve disiplinore të pretenduara të pedagogëve të brendshëm. Në rast parandalimi ose konflikti të interesave ai përfaqësohet nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë me përvojën më të gjatë profesionale si gjyqtar i Gjykatës së Lartë.
4Gjyqtari i Gjykatës së Lartë me përvojën më të gjatë profesionale si gjyqtar i Gjykatës së Lartë, përveç kryetarit, kryen verifikimin e ankesave dhe hetimin e shkeljeve disiplinore të pretenduara të Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës. Në rast parandalimi ose konflikti të interesave ai përfaqësohet nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, i dyti për nga përvoja më e gjatë profesionale si gjyqtar i Gjykatës së Lartë, përveç kryetarit.