PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 257: Komisioni Disiplinor

1Komisioni Disiplinor që kryen procedimin disiplinor dhe cakton masën disiplinore është i pavarur dhe i nënshtrohet vetëm ligjit.

2Në rastin e procedimit disiplinor ndaj kandidatit për magjistrat, Komisioni Disiplinor përbëhet nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës si kryetar, një gjyqtar dhe një prokuror të zgjedhur në përputhje me nenin 247, pika 1, shkronja ā€œdā€, të këtij ligji, si anëtarë të Këshillit Drejtues, dhe dy kandidatë për magjistratë të zgjedhur me votë të fshehtë nga asambleja e kandidatëve për magjistratë.

3Në rastin e procedimit disiplinor ndaj nëpunësve civilë, Komisioni Disiplinor përbëhet nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës si kryetar, një gjyqtar dhe një prokuror të zgjedhur në përputhje me nenin 247, pika 1, shkronja ā€œdā€, të këtij ligji, si anëtarë të Këshillit Drejtues, dhe dy përfaqësues të nëpunësve civilë të përzgjedhur me short, me përjashtim të personit në fjalë.

4Në rastin e procedimit disiplinor ndaj pedagogëve të brendshëm dhe ndaj Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Komisioni Disiplinor është Këshilli Drejtues, përveç drejtorit, dhe i njëjti rregull, për aq sa mund të zbatohet, pedagogu i brendshëm.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment