1Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë trevjeçare që përbëhet nga:
anjë vit program teorik që synon të rrisë njohuritë në lëndë të ndryshme të së drejtës;
bnjë vit program praktik paraprofesional, që synon të rrisë aftësitë praktike të kandidatëve si gjyqtarë dhe prokurorë nën kujdesin e shkollës dhe nën drejtimin e një gjyqtari ose prokurori me kualifikim të lartë;
cnjë vit praktikë profesionale që do të organizohet sipas mënyrës dhe afateve të parashikuara në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
2Programi i trajnimit, i parashikuar sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij neni, është i përbashkët për të gjithë kandidatët dhe organizohet, ndiqet e drejtohet nga Shkolla e Magjistraturës. Viti i praktikës paraprofesionale zhvillohet sipas profileve që ka zgjedhur kandidati si gjyqtar ose prokuror.