PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 262: Regjistrimi i konkurrentëve

1Thirrja për aplikime, procesi i regjistrimit për konkurrim në Shkollën e Magjistraturës dhe vlerësimi paraprak për plotësimin e kritereve kryhen sipas rregullave të parashikuara në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

2Kandidati duhet të dorëzojë, së bashku me dokumentacionin e kërkuar për regjistrim, një deklarim nëse zgjedh profilin e gjyqtarit ose të prokurorit. Në rast se aplikanti ka zgjedhur më shumë se një profil, atëherë dosja me dokumentacionin e aplikimit do të përcillet në Këshillin e Lartë Gjyqësor ose në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

3Procedurat e konkursit zhvillohen sipas parashikimeve të këtij ligji.

4Testimi ka për qëllim vlerësimin e figurës së kandidatit për magjistrat dhe zhvillohet sipas parashikimeve të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,” dhe të nenit 266 të këtij ligji. Procesi i vlerësimit të integritetit zhvillohet në bazë të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

5Viti akademik hapet të hënën e parë të muajit tetor dhe mbaron jo më vonë se fundi i korrikut të vitit pasardhës.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment