PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 265: Pedagogët gjyqtarë ose prokurorë

1Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës mund t’i kërkojë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që gjyqtarë ose prokurorë në detyrë të komandohen si pedagogë të brendshëm në Shkollën e Magjistraturës, bazuar në procedurën e përcaktuar në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

2Gjyqtari ose prokurori që shërbejnë në funksionin e pedagogut të brendshëm të Shkollës së Magjistraturës, me kërkesë të tij, qëndron në detyrë si pedagog i brendshëm, për një periudhë deri në 5 vjet, përveç rasteve kur jep dorëheqjen ose largohet nga detyra.

3Periudha e ushtrimit të funksioneve si pedagog i brendshëm njihet si periudhë vjetërsie në punë, si gjyqtar a prokuror, për efekt të kërkesave të karrierës profesionale, të parashikuara në dispozitat ligjore.

4Me mbarimin e komandimit, gjyqtarët ose prokurorët, që punojnë si pedagogë të brendshëm në Shkollën e Magjistraturës, duhet të kenë të drejtë të kthehen në pozicionin e tyre të mëparshëm, në përputhje me ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment