PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 268: Vlerësimi i formimit fillestar për kandidatët për magjistratë

1 Vlerësimi i të gjithë komponentëve të vitit të parë dhe të vitit të dytë, mbi pikët e grumbulluara për çdo lëndë, ose element të programit të formimit fillestar dhe në tërësi, si dhe vlerësimi i provimit përfundimtar që organizohet pas vitit të dytë, bëhen nga komisionet përkatëse dhe Këshilli Pedagogjik, sipas një renditjeje të pikëzuar me 5 shkallë:

a “shkëlqyeshëm”;

b“shumë mirë”;

c“mirë”;

ç “mjaftueshëm”;

d“pamjaftueshëm”.

2Provimi përfundimtar bëhet me shkrim dhe organizohet me katër raste praktike nga fushat e mëposhtme:

apjesa e parë - E drejta private (civile, familjare e punës, tregtare) dhe e drejta procedurale civile;

bpjesa e dytë - E drejta penale dhe procedurale penale;

cpjesa e tretë - E drejta administrative materiale dhe e drejta procedurale administrative;

çpjesa e katërt - E drejta publike (kushtetuese, të drejtat e njeriut, ndërkombëtare, legjislacioni i BE-së etj.).

3Provimi përfundimtar vlerësohet nga një komision i përbërë nga gjashtë anëtarë, nga të cilët katër anëtarë nga radhët e pedagogëve të brendshëm dhe të jashtëm të Shkollës së Magjistraturës dhe nga një anëtar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

4Rregulla më të detajuara që lidhen me provimin përfundimtar përcaktohen në rregulloren e shkollës.

5Nuk lejohet ridhënia e provimeve të vitit të parë dhe të dytë, si dhe e provimit përfundimtar, me qëllim përmirësimin e rezultateve.

6Frekuentimi i çdo provimi në datën e caktuar nga Shkolla e Magjistraturës për kandidatët e vitit akademik, është i detyrueshëm, përveçse në rastet kur paraqiten arsye të përligjura dhe objektive. Dhënia e provimit në këto raste, për efekt të ruajtjes së sekretimit, kryhet me kandidatët e vitit pasardhës.

7Vlerësimi “pamjaftueshëm” i marrë dy herë radhazi, të paktën në dy lëndë ose në provimin përfundimtar, passjell, sipas rastit, humbjen e së drejtës për vijimin e studimeve në Shkollën e Magjistraturës. Rregulla më të detajuara të ridhënies së provimit për këtë rast përcaktohen me rregulloren e Shkollës së Magjistraturës.

8Rregullat, skema e renditjes dhe procedurat më të detajuara të vlerësimit të komponentëve të vitit të parë dhe të dytë të programit të formimit fillestar, si dhe të provimit përfundimtar përcaktohen në rregulloren e Shkollës së Magjistraturës.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment