PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 272: Formimi vazhdues

1Gjyqtarët dhe prokurorët i nënshtrohen formimit vazhdues sipas rregullave të parashikuara në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

2Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, harton dhe organizon programin e formimit të vazhdueshëm.

3Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, miratojnë pjesëmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në trajnimin vazhdues, sipas programit të përcaktuar të formimit vazhdues dhe ia dërgojnë Shkollës së Magjistraturës në fillim të vitit akademik.

4Shkolla e Magjistraturës, për raste të veçanta dhe përjashtimore, për të mos penguar procesin e trajnimit, nisur nga nevojat e gjyqtarëve dhe prokurorëve për trajnim, të ndryshimeve të legjislacionit dhe problemeve të praktikës, me kërkesë të tyre, ose me iniciativën e vet, mund të përditësojë programin tematik dhe listat e pjesëmarrësve në trajnimin vazhdues. Shkolla e Magjistraturës, në këtë rast, vë në dijeni Këshillin e Lartë Gjyqësore dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë për miratimin e listave, përjashtimisht nga rregulli i pikës 2 të këtij neni.

5Gjyqtarët dhe prokurorët, që marrin pjesë në formimin vazhdues, pajisen me certifikatë, të lëshuar nga Drejtori i Shkollës.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment