PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 273: Konkurrimi, formimi fillestar dhe vazhdues i avokatëve të shtetit

1Aplikantët për avokatë shteti i nënshtrohen të njëjtit konkurrim si kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë.

2Programi i trajnimit fillestar të avokatëve të shtetit është dyvjeçar, nga të cilët viti i parë dhe viti i dytë është i njëjtë me programin e formimit fillestar të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë.

3Praktika paraprofesionale organizohet në bazë të rregullave të parashikuara në një rregullore të posaçme të miratuar nga Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës.

4Kandidatët për avokatë shteti i nënshtrohen provimit përfundimtar të studimeve në Shkollën e Magjistraturës.

5Avokatët e shtetit në detyrë ndjekin aktivitetet e programit të formimit vazhdues, sipas temave, afateve dhe listës së miratuar nga Avokati i Shtetit në marrëveshjen e përbashkët me Shkollën e Magjistraturës.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment