PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 277: Krijimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor

1Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë qëndrojnë në detyrë deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Mandati i anëtarëve përfundon në ditën kur zgjidhet anëtari i fundit i Këshillit të Lartë Gjyqësor, por në çdo rast jo më vonë se 8 muaj pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve Kushtetuese.

2Këshilli i Lartë Gjyqësor krijohet në ditën kur anëtari i fundit i tij zgjidhet nga autoritetet kompetente. Anëtari jomagjistrat më i vjetër në moshë, i zgjedhur nga Kuvendi, përgatit dhe thërret mbledhjen e parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor jo më vonë se 3 ditë pas datës së zgjedhjes së të gjithë anëtarëve.

3Kryetari dhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor zgjidhen në mbledhjen e parë. Pas zgjedhjes së tyre, kryetari kryeson mbledhjen. Në mbledhjen e parë Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton një vendim deklarues, i cili përmban datën e krijimit të Këshillit.

4Në ditën e krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor të gjitha dosjet dhe dokumentacioni në administrim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë i kalon Këshillit të Lartë Gjyqësor nën përgjegjësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe të Kryeinspektorit.

5Jo më vonë se 1 muaj nga krijimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, sistemet aktuale të teknologjisë së informacionit, përfshirë edhe kontratat në fuqi për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e këtyre sistemeve, si dhe çdo dokument tjetër teknik ose juridik kalojnë në dorëzim dhe përgjegjësi të Këshillit nga drejtoria përgjegjëse e Ministrisë së Drejtësisë. Këshilli i Lartë Gjyqësor bëhet palë në kontratat ekzistuese ex lege.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment