1Për emërimet e para për anëtarët jogjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, verifikimi i kandidatëve do të kryhet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
2Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, në përfundim të procedurës së përcaktuar në pikën 5, të nenit 35, dhe në nenet 53 dhe 58, të këtij ligji, i përcjell menjëherë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit një kopje të dokumentacionit të depozituar dhe administruar për çdo kandidat në Kuvendin e Shqipërisë.
3Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit vlerëson kandidatët brenda 7 ditëve nga dita e regjistrimit të listës së kandidatëve, dhe i përcjell Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit listën e kandidatëve që:
aplotësojnë kushtet e parashikuara në Kushtetutë dhe në këtë ligj, si dhe kriteret morale dhe profesionale; si dhe
blistën e kandidatëve që nuk i plotësojnë ato.
4Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, në listat e kandidatëve që i përcjell komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend, sipas shkronjave “a” dhe ‘b”, të pikës 7, pikës 8, të nenit 35, si dhe neneve 53 dhe 58, të këtij ligji, reflekton vlerësimin e përcjellë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, sipas pikës 3 të këtij neni. Një kopje e listave të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, sipas pikës 3, të këtij neni, i vihet në dispozicion edhe komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend.
5Procedurat dhe rregullat e parashikuara në nenet 35, 53 dhe 58, të këtij ligji, për dokumentacionin, vlerësimin, zgjedhjen dhe votimin e anëtarëve jogjyqtarë, zbatohen edhe për emërimin për herë të parë të anëtarëve jogjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.