1Ligji nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” i ndryshuar, shfuqizohet me hyrjen në fuqi të këtij ligji, me përjashtim të rregullave që lidhen me organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që i referohet ushtrimit të kompetencave sipas nenit 160 të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
2Ligji nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimit e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, shfuqizohet në tërësi menjëherë pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
3Ligji nr. 77/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare” shfuqizohet.
4Ligji nr. 8363, datë 1.7.1998, “Për krijimin e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor”, shfuqizohet me krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
5Ligji nr. 8136, datë 31.7.1996, “Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, shfuqizohet.