PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 43: Kuorumi

1Pjesëmarrja në mbledhjen e Asamblesë së Personelit Akademik ose të Këshillit Pedagogjik të Shkollës së Magjistraturës për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor është e detyrueshme.

2Mbledhja e Asamblesë së Personelit Akademik ose e Këshillit Pedagogjik të Shkollës së Magjistraturës për përzgjedhjen e kandidatëve zhvillohet kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve.

3Numri i pjesëmarrësve në mbledhjen e Asamblesë së Personelit Akademik ose të Këshillit Pedagogjik të Shkollës së Magjistraturës shënohet në një listë emërore të nënshkruar nga të gjithë të pranishmit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment