1Këshilli i Lartë Gjyqësor organizohet dhe e ushtron veprimtarinë e tij në komisione ose në mbledhje plenare. Kompetencat e Këshillit që nuk përmenden në pikën 2, të këtij neni, ushtrohen nga komisionet. Kompetencat që përmenden në pikën 2, të këtij neni, ushtrohen nga mbledhja plenare, bazuar në propozimet e komisioneve përkatëse.
2Mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ushtron kompetencat e mëposhtme:
amiraton akte nënligjore normative, në zbatim të këtij ligji ose të ligjeve të tjera, me efekt të përgjithshëm detyrues mbi të gjithë gjyqtarët, administratën gjyqësore, personat privatë dhe organet publike;
bmiraton akte për rregullimin e procedurave të brendshme të Këshillit;
cemëron dhe ngre në detyrë gjyqtarët mbi propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës;
çvendos masën disiplinore të shkarkimit mbi gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar me dy të tretat e votave mbi propozimin e Komisionit Disiplinor;
dshqyrton ankimet kundër vendimeve të komisioneve, me përjashtim të atyre vendimeve që rrëzojnë vendimet e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimeve ose pushimin e hetimeve, sipas pikës 14, të nenit 62, të këtij ligji;
dhmiraton udhëzime të përgjithshme jodetyruese;
emiraton rregulla të detajuara për funksionimin e administratës së Këshillit;
ëmiraton përbërjen e komisioneve të përhershme, të komisioneve të përkohshme, si dhe rregulla të detajuara për veprimtarinë e tyre.
3Në mbledhjen plenare marrin pjesë të gjithë anëtarët e Këshillit. Një anëtar i Këshillit nuk merr pjesë në vendimmarrjen e mbledhjes plenare për çështje të mëposhtme të rendit të ditës:
anë rast vendimi për çështje disiplinore, kur anëtari ka paraqitur tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkesën, mbi bazën e së cilës ka nisur procedimi disiplinor;
bnëse si anëtar i komisionit ka marrë vendim për një çështje disiplinore, të parashikuar në pikën 13, të nenit 62, të këtij ligji.