PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 62: Komisionet e përhershme të Këshillit të Lartë Gjyqësor

1Komisionet e përhershme të Këshillit të Lartë Gjyqësor e ushtrojnë veprimtarinë dhe marrin vendime në fushat e parashikuara në pikën 3, të këtij neni, ose i propozojnë mbledhjes plenare të Këshillit miratimin e vendimeve që janë në kompetencë të kësaj të fundit, sipas nenit 61 të këtij ligji.

2Pasi zgjedh Kryetarin, Këshilli merr vendim për përbërjen e komisioneve të përhershme, përfshirë edhe anëtarët zëvendësues. Në çdo rast një anëtar gjyqtar mund të zëvendësohet vetëm nga një tjetër anëtar gjyqtar. Një anëtar jogjyqtar mund të zëvendësohet vetëm nga një tjetër anëtar jogjyqtar. Procedura dhe kritere më të hollësishme për marrjen e këtij vendimi rregullohen nga Këshilli.

3Këshilli i Lartë Gjyqësor ka në përbërje komisionet e përhershme si më poshtë:

aKomisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit;

bKomisioni Disiplinor;

cKomisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale;

çKomisioni i Zhvillimit të Karrierës.

4Çdo Komision përbëhet nga tre anëtarë. Pranë çdo komisioni caktohen edhe 2 anëtarë zëvendësues. Caktimi i anëtarëve dhe anëtarëve zëvendësues të komisioneve bëhet duke mbajtur parasysh nevojën për të garantuar një shpërndarje të drejtë të ngarkesës së punës dhe respektimin e kërkesave dhe të raporteve midis anëtarëve gjyqtarë dhe jogjyqtarë, të parashikuara në pikat 5 deri në 12, të këtij neni, dhe, për aq sa është e mundur, preferencat e anëtarëve.

5Një anëtar i Këshillit mund të jetë anëtar në jo më shumë se 2 komisione të përhershme. Një anëtar i Këshillit nuk mund të jetë kryetar në më shumë së 1 komision të përhershëm. Ky rregull nuk zbatohet për anëtarët zëvendësues dhe për komisionet ad hoc.

6Komisionet zgjedhin kryetarët përkatës në mbledhjen e tyre të parë me shumicë votash dhe bazuar në propozimin e Kryetarit të Këshillit. Kryetari i Këshillit është kryetar i komisioneve ku ai merr pjesë.

7Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale nuk mund të jenë edhe anëtarë të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës.

8Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit përbëhet nga 2 anëtarë jogjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar.

9Komisioni Disiplinor përbëhet nga 2 anëtarë gjyqtarë dhe 1 anëtar jogjyqtar.

10Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale përbëhet nga 2 anëtarë gjyqtarë dhe 1 anëtar jogjyqtar.

11Komisioni i Zhvillimit të Karrierës përbëhet nga 2 anëtarë gjyqtarë dhe 1 anëtar jogjyqtar.

12Anëtarët e komisioneve i ushtrojnë funksionet e tyre pranë komisioneve për dy vite e gjysmë nga dita e zgjedhjes. Në përfundim të kësaj kohe përbërja e komisioneve ndryshohet sipas procedurës të parashikuar në pikën 2 të këtij neni.

13Për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, krijohet një komision i përkohshëm i përbërë nga 2 anëtarë jogjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar. Përbërja e këtij komisioni përcaktohet me short nën kujdesin e Kryetarit të Këshillit. Vendimet e komisionit të përkohshëm janë përfundimtare dhe nuk mund të apelohen para mbledhjes plenare të Këshillit.

14Këshilli i Lartë Gjyqësor mund të krijojë komisione të përkohshme për trajtimin e çështjeve të veçanta.

15Komisionet vendosin me shumicën e votave në prani të të gjithë anëtarëve.

16Brenda muajit janar të çdo viti kalendarik, secili komision i përhershëm paraqet në mbledhjen plenare të Këshillit raportin vjetor të veprimtarisë me gjetjet dhe rekomandimet përkatëse. Raporti bëhet publik në faqen zyrtare të Këshillit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment