1Kryetari është përgjegjës për të siguruar që administrata të marrë të gjitha masat e nevojshme që çdo mbledhje plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor të dokumentohet në mënyrë të përshtatshme përmes:
aregjistrimit audio;
bprocesverbalit me përmbledhjen e diskutimeve.
2Regjistrimi audio i mbledhjes plenare bëhet publik në faqen zyrtare të Këshillit brenda 24 orëve nga dita e mbledhjes. Përpara publikimit, nën përgjegjësinë e kryetarit, administrata kujdeset për redaktimin e materialit, duke fshirë çdo referencë tek emrat konkretë, përveç emrave të anëtarëve të Këshillit dhe emrave të gjyqtarëve, mbi të cilët janë vendosur masa disiplinore të pezullimit dhe të shkarkimit.
3Procesverbali me përmbledhjen e diskutimeve bëhet publik në faqen zyrtare të internetit të Këshillit pasi miratohet nga mbledhja plenare pasardhëse e Këshillit. Edhe në këtë rast, nën përgjegjësine e kryetarit, administrata kujdeset për të fshirë çdo referencë tek emrat konkretë, përveç emrave të anëtarëve të Këshillit dhe emrave të gjyqtarëve, mbi të cilët janë vendosur masa disiplinore të pezullimit dhe të shkarkimit.
4Nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e kryetarit, administrata mban procesverbalin me përmbledhjen e diskutimeve të çdo mbledhjeje, duke shënuar të paktën informacionet e mëposhtme:
aanëtarët e pranishëm në diskutim për çdo çështje të rendit të ditës;
bçështjet e rendit të ditës, përfshirë çështjet e shtuara sipas nenit 67, pikat 2 dhe 3, të këtij ligji;
cdorëheqjet e anëtarëve të Këshillit dhe arsyetimet përkatëse;
çaspektet kryesore të çështjeve të diskutuara dhe propozimet për vendime;
drezultatin e votimit, mënyrën e votimit të secilit anëtar dhe arsyetimin e votimit nga secili anëtar; dhe
dhvendimet.
5Procesverbalet me draftin e përmbledhjes së diskutimeve të mbledhjes nënshkruhen nga kryetari dhe u vihen në dispozicion të gjithë anëtarëve brenda 5 ditëve nga dita e mbledhjes.
6Çdo anëtar i Këshillit që ishte i pranishëm në mbledhje mund të vërë në dukje pasaktësi në përmbajtjen e procesverbalit të përmbledhur dhe t’i kërkojë kryetarit, me anë të një kërkese me shkrim, korrigjimin e tij. Në qoftë se regjistrimi konfirmon pasaktësinë e zbardhjes, përmbledhja e procesverbalit të mbledhjes së Këshillit korrigjohet në mënyrat e mëposhtme:
ame urdhër të kryetarit, bazuar në kërkesën e paraqitur, sipas pikës 6 të këtij neni; ose
bme vendim të Këshillit në mbledhjen pasuese.
7Administrata merr masat që regjistrimet audio të mbledhjeve të Këshillit dhe procesverbali i përmbledhur të ruhen për jo më pak se 10 vjet, në përputhje me ligjin “Për arkivat”.