PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 68: Kuorumi dhe vendimmarrja në Këshillin e Lartë Gjyqësor

1Pjesëmarrja në mbledhjet plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor është e detyrueshme. Në çdo rast, kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e mbledhjeve plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor është kur në to marrin pjesë jo më pak se 7 anëtarë.

2Këshilli i Lartë Gjyqësor vendos me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm. Votimi është i hapur.

3Anëtari i Këshillit, i pranishëm në mbledhje, nuk mund të heqë dorë nga votimi, me përjashtim të rasteve kur ekzistojnë pengesa ligjore të tilla si konflikti i interesit ose pengesa të tjera në zbatim të këtij ligji, të ligjit për konfliktin e interesave ose të Kodit të Procedurave Administrative.

4Administrata mban shënim e regjistron votat e anëtarëve të Këshillit.

5Kryetari është anëtari i fundit, i cili voton në lidhje me një çështje.

6Kur votat ndahen në mënyrë të barabartë, vota e kryetarit është përcaktuese.

7Çdo anëtar i Këshillit mban përgjegjësi për votën dhe ka të drejtë të bëjë një deklarim të shkurtër me gojë ose me shkrim për arsyet e votimit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment