PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 74: Papajtueshmëria për shkak lidhjeje familjare, gjinie ose krushqie

1Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk mund të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve ose në mbledhjen plenare të Këshillit për shqyrtimin e procedimit disiplinor kundër një gjyqtari, për marrjen e vendimit për ngritjen në detyrë, transferimin dhe komandimin e një gjyqtari dhe as të jetë relator për vlerësimin etik dhe profesional të një gjyqtari, si dhe në çdo procedim tjetër administrativ që lidhet me statusin e një gjyqtari ose të funksionarëve të tjerë të sistemit gjyqësor, statusi i të cilëve administrohet nga Këshilli, në qoftë se midis tyre ekzistojnë marrëdhëniet e mëposhtme:

amarrëdhënie martesore ose bashkëjetese;

bmarrëdhënie gjinie të afërt, përfshirë persona të paralindur, të paslindur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave;

cmarrëdhënie krushqie të afërt, përfshirë vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunatë, thjeshtër dhe njerk.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment