1Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor është i detyruar të heqë dorë nga pjesëmarrja në mbledhjet e komisioneve ose në mbledhjen plenare të Këshillit për shqyrtimin e procedimit disiplinor kundër një gjyqtari, për marrjen e vendimit për ngritjen në detyrë, transferimin ose komandimin e një gjyqtari dhe as të jetë relator për vlerësimin etik dhe profesional të një gjyqtari, si dhe nga çdo procedim tjetër administrativ që lidhet me statusin e një gjyqtari ose të funksionarëve të tjerë të sistemit gjyqësor, statusi i të cilëve administrohet nga Këshilli, në rastet e mëposhtme:
akur ai, bashkëshorti/bashkëjetuesi i tij ose fëmijët e tij janë debitorë ose kreditorë në raport me subjektin e proceduar ose që duhet të vlerësohet ose promovohet, transferohet ose komandohet, ose kanë përfaqësuar interesat e tij në të shkuarën;
bkur mbrojtësi a përfaqësuesi i subjektit të procedimit administrativ është gjini e afërt e tij ose e bashkëshortit/bashkëjetuesit të tij;
ckur ekzistojnë mosmarrëveshje ndërmjet tij, bashkëshortit/bashkëjetuesit të tij ose ndonjë të afërmi të tij me subjektin e proceduar ose që duhet të vlerësohet apo promovohet, transferohet ose komandohet;
çkur ai ose ndonjë nga të afërmit e tij ose të bashkëshortit/bashkëjetuesit të tij është dëmtuar nga veprimet ose aktet e subjektit të procedimit, të cilat janë bërë shkas për fillimin e procedimit disiplinor;
dkur një i afërm i tij ose i bashkëshortit/bashkëjetuesit ka bërë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ankesën, hetimi i së cilës ka çuar në fillimin e procedimit disiplinor.
2Vendimi për pranimin e dorëheqjes së anëtarit merret nga Kryetari i Këshillit. Kur dorëheqjen e jep kryetari, vendimi për pranimin e saj merret nga zëvendëskryetari.