1Këshilli i Lartë Gjyqësor, në bashkëpunim me Ministrin e Drejtësisë, harton, miraton dhe zbaton një plan strategjik për sistemin gjyqësor, në përputhje me objektivat e të këtij ligji, dhe në koordinim me strategjinë e sektorit të drejtësisë.
2Plani strategjik, në përputhje kohore me strategjinë e sektorit të ministrisë, duhet:
atë përcaktojë misionin dhe vlerat kryesore të gjyqësorit;
btë analizojë profilin e gjyqësorit;
ctë caktojë çështje strategjike;
çtë përcaktojë prioritete;
dtë përcaktojë monitorimin, kuadrin vlerësues dhe raportues për strategjinë.
3Plani strategjik duhet të shoqërohet me planin e veprimit, përfshirë objektivat operacionalë, veprimtaritë, ndikimin financiar dhe ndikime të tjera, si dhe treguesit e arritjeve.