1Këshilli Lartë Gjyqësor raporton para Kuvendit mbi gjendjen e sistemit gjyqësor gjatë vitit të mëparshëm kalendarik, jo më pak se një herë në vit. Raporti përshkruan veprimtarinë e Këshillit dhe të komisioneve të tij, si dhe përmban rekomandimet për përmirësimet e nevojshme.
2Raporti i përcillet Kuvendit jo më vonë se data 1 maj e çdo viti. Raporti publikohet në faqen zyrtare të Këshillit, si dhe me çdo mënyrë tjetër që vlerësohet e përshtatshme nga Këshilli.
3Këshilli i përgjigjet kërkesës së Kuvendit për të paraqitur raportin dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me të.
4Rekomandimet e përcjella në rezolutën e miratuar nga Kuvendi për raportin vjetor të Këshillit të Lartë Gjyqësor janë të detyrueshme për t’u marrë parasysh nga Këshilli për aq sa nuk cenojnë pavarësinë e këtij institucioni.
5Këshilli raporton në çdo rast tjetër që e vlerëson të nevojshme ose me kërkesë të Kuvendit.