1Presidenti i Republikës shpall menjëherë thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend. Thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit përmban afatin, brenda të cilit duhet të dorëzohet shprehja e interesit, adresën postare ku duhet të dorëzohet dhe listën e dokumenteve që duhet të shoqërojnë atë.
2Afati për paraqitjen e kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues është 15 ditë.
3Kërkesa e kandidatit regjistrohet në regjistrin e protokollit të Presidentit të Republikës. Kandidati pajiset me një dokument që vërteton numrin e aplikimit, datën dhe listën e dokumenteve të paraqitura.
4të aplikojë. Në rast se kandidati nuk ka përcaktuar asnjë preferencë për vendin vakant, konsiderohet që ai aplikon për të gjithë vendet vakante. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 2 kopje të dokumenteve të mëposhtme:
ajetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
bkopje të noterizuara ose të njësuara të diplomës nga organi përkatës;
ckopje të dokumenteve të noterizuara ose të njësuara nga organi përkatës, që vërtetojnë kushtet e parashikuara në nenin 6 të këtij ligji;
çnjë dokument të nënshkruar prej tij, me të cilin aplikuesi pranon kufizimet e posaçme për fshehtësinë në komunikimet elektronike gjatë kohëzgjatjes së mandatit si anëtar i institucioneve të rivlerësimit, sipas shtojcës 1 të këtij ligji.
5Brenda 7 ditëve nga përfundimi i procesit të aplikimit, Presidenti i Republikës, pasi konsultohet me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, përpilon një listë me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion dhe një listë me kandidatët të cilët nuk i plotësojnë këto kritere. Operacioni ndërkombëtar i monitorimit monitoron këtë proces, duke pasur akses të plotë në dokumentacionin e të gjithë aplikantëve.
6Presidentit i Republikës menjëherë ia përcjell Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit listat e përpiluara, sipas pikës 5, të këtij neni, dhe të gjitha dosjet individuale të kandidatëve, si dhe publikon listën e plotë të kandidatëve në faqen zyrtare të internetit, të grupuar sipas secilit pozicion. Në rast se Presidenti i Republikës nuk përfundon procesin brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e Aneksit të Kushtetutës, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.
7Një komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit vlerëson kandidatët. Jo më vonë se 14 ditë nga paraqitja e dy listave nga Presidenti i Republikës, ky komision, bazuar në vlerësimet e arsyetuara, lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve, i dërgon rekomandimet Presidentit, i cili ia përcjell ato Kuvendit. Nëse Presidenti nuk e ushtron këtë kompetencë brenda 5 ditëve, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.